Babai pla*os djalin, ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Detaje nga ngjarja e rëndë
Pasditen e kësaj të marte, një 39 vjeçar është plagosur me thikë nga babai i tij në Lushnjë. “Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre”, njofton policia. Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe 69-vjeçari pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.