Babai që vrau vajzën 17 vjeçare: Nuk i duroja dot, ato kishin të dashur!

Në polici, Kujtim Ibraj nuk shfaqi asnjë shenjë pendese për vrasjene të bijës. “Më kishin mërzitur shumë. Në shtëpi rrija vetëm dhe këtë gjë nuk po e duroja dot më” i tha 56 vjeçari policëve, gjatë marrjes në pyetje.

“Dyshoja se vajzat kishin lidhje dashurie dhe nuk kishin pse të qëndronin më në shtëpi. Ato duhej të shkonin te të dashurit e tyre”, mësohet të ketë shtuar ai më tej.

Dy ditë më parë, ai qëlloi me thikë mbi dy vajzat e tij, 23-vjeçaren Esmeralda Ibraj dhe motrën e saj më të vogël, 17-vjeçaren Elidona Ibraj.

Më e vogla ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa vajza tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku ka marrë vetëm një plagë sipërfaqësore në gjoks.

Çifti i bashkëshortëve kishte disa vite që ishin divorcuar, por sërish jetonin në të njëjtën banesë. Në njërën anë të shtëpisë jetonte gruaja me 6 fëmijët e saj (4 vajza e 2 djem), ndërsa në dhomën tjetër jetonte Kujtimi. Sakaq, grupi hetimor mori në pyetje edhe të plagosurën, Esmeraldën, si dhe nënën e saj. “Babai erdhi i dehur në shtëpi. Filloi të zihej me nënën. Unë dhe motra ndërhymë për t’i ndarë, por ai mori thikën dhe qëlloi mbi ne”, – ka deklaruar 23-vjeçarja Esmeralda Ibraj. Burimet e sipërpërmendura pohuan se Kujtimi u kishte kërkuar dy vajzave që të largoheshin nga shtëpia, pasi sipas tij, nuk duhej të jetonin në shtëpinë e prindërve.

SHKARKO APP