Babai shqiptar vrau vajzën, shokon e shoqja: S’ka faj ai por mjekët

Në korrik të vitit të kaluar një baba shqiptar në Australi vrau me thikë të bijën 20 vjeçare, Sabrinën. Vetëm disa ditë më parë u zbardhën arsyet që çuan Lekajn në këtë veprim. Ai mendonte se e vajza kishte nisur përdorimin e drogës dhe po shkatërronte jetën e saj.

Gjykata e Adelaides vendosi ta dënojë me 20 vite burg. Për shkak të frikës së vetëvrasjes ai është vendosur në izolim. “Daily Mail” shkruan se ndonëse i vrau të bijën, e shoqja e tij Romina, nuk heq dorë nga ai. Ajo e viziton vazhdimisht dhe i qëndron pranë sepse sipas saj nuk ka faj ai por mjekët që janë treguar të paaftë për të kuruar problemet e tij mendore.

“Dua të them se kjo është një tra gjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve për të diagnostikuar sëmundjen mendore tek im shoq dhe epideminë e dr ogës që po i merr frymën shtetit tonë, ku edhe fëmijët më të zgjuar bien pre. Shpresoj që kjo të jetë një thirrje zgjimi për të shpëtuar të tjerë fëmijë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?