Babai u vra në Greqi, flasin dy djemtë që u plagosën: Vrasësit ishin shqiptarë

Dy të plagosurit nga atentati me armë në Neos Kosmos në Greqi kanë dhënë dëshminë e tyre të parë para oficerëve të policisë.

Ata janë djemtë e shqiptarit që mbeti i vrarë.

Dy vëllezërit kanë treguar në polici të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë, ndërsa kanë potencuar se vrasësit ishin shqiptarë.

Vrasësit janë shqiptarë”! Kështu janë shprehur në dëshminë e dhënë për hetuesit grekë dy vëllezërit shqiptarë që mbetën të plagosur dy net më parë në mes të Athinës, ndërsa babai i tyre Edmond Llangozi humbi jetën në vend, shkruajnë mediat greke.

Anxhelo dhe Mihal Llangozi ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk e kanë kaluar rrezikun.

Policia greke shprehet se është shumë afër identifikimit të vrasësve, ndërsa sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur për shkak të larjeve të hesapeve mes bandave shqiptare.

Gjatë sulmit me armë, mbeti e plagosur edhe kamarierja e lokalit ku ishte ulur shqiptari me djemtë e tij, e cila gjithashtu është shtetase shqiptare.

SHKARKO APP