Babai vrasës mesazh ish-gruas dhe vajzës: ”Të pret një dhuratë e bukur”
Valbona Marku Nrecaj, 40-vjeçe dhe vajza 9-vjeçe, u vranë me breshëri plumbash nga Pjetër Ndrecaj. Ky i fundit e vrau ish-gruan dhe vajzën e tij me kallashnikov pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre. Familja ka hapur dyert e mortit. ”Ish-dhëndri na e vrau vajzën dhe mbesën në pragun e shtëpisë”, tregojnë mes lotësh familjarët.
Një konflikt i mëhershëm mes çiftit dyshohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjakovën të martën mbrëma. Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valbonën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin.
Para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese. ”Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra”, i kishte shkruar ish-gruas para se ta vriste.
Prokuroria Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se ndaj Nrecajt është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. “Rreth orës 21:00, 43-vjeçari Pjetër ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes në lagjen Brekoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Valbona Marku-Nrecaj dhe vajzën e tij nëntëvjeçare K.N.”, thotë prokuroria.
KOHA JONË SONDAZH

