“Babalja”/ Berisha: Ekspertiza angleze nxori zbuluar Ramën!
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas ekspertizës së zërit të verifikuar në Mbretërinë Bashkuar, e cila sipas tij provon se zëri në audio është i Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.
Berisha përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” liston disa argumente, që në optikën e tij, tregojnë qartë dhe nxjerrin zbuluar maxhorancën dhe kryeministrin Edi Rama.
Komenti i deputetit demokrat
Ekspertiza britanike zhvesh cullak Kallam Dështakun. Provon si supertrafikant Geron Xhafën!
Ajo fakton:
1- Zëri i materialit të regjistrimit është i ngjashëm me zërin e supermafiozit qeveritar Agron/Geron Xhafa.
2- Zëri i materialit të bisedës midis Geron Xhafës dhe Albert Veliut nuk ngjason me zërin e aktorit Fredi Alizoti, por me atë të Agron Xhafës!
3 – Kallam Deshtaku ka derguar ne Britanine e Madhe jo materialin origjinal te bisedes se regjistruar midis Geron Xhafes dhe Albert Veliut por ka derguar vetem kopjen e rregjistrimit te paraqitur nga mediat me titrime me qellim qe te pegoje ekspertizen e cila kerkon gjithnje materialin origjinal dhe jo kopjen per te nxjerre perfundimin e sakte.
4- Ekspertiza britanike i jep goditje asgjesuese ekspertizes brenda 24 oreve te Kallam Deshtakut, i cili pasi organizoi biseden telefonike midis Fred Alizotit dhe Alfred Veliu (ne qendren e azilit ne Kosove) deklaroi publikisht se zeri nuk eshte i Geron Xhafes duke besuar se do mund te shiste zerin e aktor Alizotit per zerin e Xhafes.
Ekspertiza nuk konfirmon zerin e Alfred Alizoti si te ngjashem me zerin e personit (Geron Xhafes) qe bisedon me Alfred Veliun por habitshem ajo gjen se zeri i aktorit Alizoti ngjasonte me ate te tre mostrave tjera krahasuese te derguara si placebo per ekspertize dhe konkretisht me mostrat zerit te Ardi Alizoti, Ardi Xhafes dhe Geron Velise, i cili te dashur miq eshte i njejti person, anetar kryesor i bandes se Geron Xhafes por qe ne sherbim te Faqezi Droges dhe Kallam Deshtakut preferon shume emra dhe mbiemra.
Si perfundim, nuk keni pare gje akoma!
ps: Placebo dmth ne kete rast nje moster qe perdoret per kontroll krahasues e detyrueshme per çdo ekspertize!
KOHA JONË SONDAZH

