“Babalja”/ Gazetarja debat me avokatin e Agron Xhafajt: “Kjo histori ka shumë pikëpyetje”

Avokati i Agron Xhafajt, Ardian Visha i pranishëm në emisionin “Real Story” në “News 24” ka folur mbi çështjen “Babale”, për të cilën  dje Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salinjin. Ai pohoi me siguri se zërin e Agron Xhafajt e ka bërë Fredi Alizoti. Gazetarja në debat me Vishajn tha se kjo çështje ka shumë pikëpyetja dhe shumë paqartësi.

Klodiana Lala: Kjo histori në këndvështrimin tim ka shumë pikëpyetje dhe shumë paqartësi. Pse Geron Xhafa u largua një ditë pas publikimit të përgjimit. Më duhet se është larguar në orën 5:30.

Visha: Akti i ekspertimit zanor është i përsëritur, personi është i gjallë. Ne kemi thënë se Alizoti ka bërë rolin e  Agron Xhafaj. E para, akti i ekspertimit  të zërit nuk është si qimja e flokut. Këtu merret mostër zëri, rimerret sa herë të duhet. Palat tjetër i ka të gjitha kapacitete për të bërë kërkesën e pavlefshmërisë e aktit të kryer në Angli. Nuk e ka bërë

SHKARKO APP