“Babalja”, Jetmir Olldashi dhe avokati i tij shkojnë në Prokurori: Nuk gjetëm njeri këtu, donim të dorëzonim…

Çlirim Gjata, avokati i gazetarit Jetmir Olldashit, në një deklaratë për mediat pasditen e sotme u shpreh se së bashku me të përfaqësuarin e tij, ata janë paraqitur pranë Prokurorisë së Rëndë për të dorëzuar një kërkesë, por nuk kanë gjetur asnjë person aty.

Ata shprehet se edhe pse është fundjavë, institucioni duhet të jetë në shërbim, duke shtuar se ata kanë dashur të dorëzojnë kërkesën, pasi u kalon afati.

Në fjalën e tij, avokati Gjata u shpreh se prokuroria duhet t’u vejë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e çështjes “Balabe”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në kërkojmë të vihet në dispozicion se çfarë ka bërë prokuroria të gjithë këtë kohë më video-përgjimin. Të gjithë vihen në dijeni nëpërmjet medias deri sa del dhe masa e arrestit, dhe asnjë nuk vë në dijeni se çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj kohe, nuk i komunikohet asgjë. Nuk mundet pro të marrë vendime pa i komunikuar të dyshuarve asgjë. Duhet të na vihen në dispozicion të gjithë proceduarat sesi është marrë vendimi për dërgimin e materialit audio për ekspertim, dhe çdo gjë më pas. Ndryshe s’ka ligj, ka hekur kokës. Me çfarë procedure janë marrë kampionet e zërit që janë çuar për ekspertim”, tha ndër të tjera avokati Gjata.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?