“Babalja” konspiracion? Basha – Ramës: Po flet si enverist

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama se “Babalja 1” ishte një konspiracion për rrëzimin e qeverisë. Vetëm një orë pas deklaratës së Ramës, Basha i tha gazetarëve se kjo është një medotë enveriste.

Basha: Tani në këto momente ku është, e vetmja që kontrollon Edi Ramën është godina e kryeministrisë. Ka humbur çdo kontroll mbi territorin, ka humbur çdo kontroll mbi qeverisjen, ka përqafuar metodën enveriste të konspiracioneve. E dëgjuat si tha sot? Ne! Kush ne?! Ti je ekzekutivi, ka parlament, ka prokurori. Kush ne? Shteti dhe partia do të zbulojë konspiracionin?! Shumica prej jush jeni të rinj, por kjo është mënyra enveriste.

Sa herë kishte një skandal zbulohej konspiracioni.  Ka kaluar me të njëjtin verb si në kohën e Enver Hoxhës. Ka zbuluar konspiracion nga opozita për të rrëzuar pushtetin popullor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm një mendje e sëmurë mund të ketë një imagjinatë  të tillë banale që të paraqesë  lidhjet kriminale si konspiracion në kohën e Enver Hoxhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama sot po përdoret nga krimi për të kërcënuar këdo. Denoncuesit, median, opozitën për të mbrojtur kriminelet dhe politikanët të përfshirë nga krimi.

Është në emër të krimit dhe në mbrojtje të krimit që Rama ka shkatërruar policinë dhe prokurorinë dhe kërcënon se nuk do ju ndahemi  hap pas hapi. Ia thotë gazetarit, policit, opozitës etj. Këtë e bën  vetëm për të mbrojtur krimin dhe kriminelin. Është fakt se edi rama nuk ka denoncuar asnjë kriminel, përkundrazi i ka mbrotjur politisht dhe publikisht. Kjo është faza e fundit e degradimit të shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?