“Babalja”, Kreu i Policisë Ardi Veliu mbërrin tek Krimet e Rënda për audiopërgjimin

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e Babales.

Ai do të japë sqarime për këtë çështje pasi Fredi Alizoti dëshmoi se ishte çuar në Prokurori me makinë nga vetë Ardi Veliu.

Ndërkohë nesër në orën 09:30 është thirrur ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliu sot dhe Hoxha do të pyeten nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët, policia e shtetit i ka konsideruar të pavërteta deklaratat e Fredi Alizotit, të publikuara në video nga deputeti i PD, Ervin Salianji.

Në njoftim zyrtar, policia thotë Ardi Veliu nuk ka lidhje me këtë çështje. Policia pranon që Alizoti është shoqëruar, por ky veprim është bërë nga Policia e Fierit urdhër të prokurorit të çështjes.

Policia thotë gjithashtu se Veliu nuk është i përfshirë në në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

“Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës”, thuhet në njoftim.

“Në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar -thuhet në njoftim- Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës. Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?