“Babalja”, Salianji: Më morën të pandehur se denoncova një trafikant

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkuar sot në Prokurori si i pandehur në lidhje me çështjen “Xhafaj-Babale”. Ai thotë se është marrë i pandehur vetëm se ka denoncuar një trafikant ndërkombëtar droge, në një kohë që të tjerë persona duhet të ishin në vend të tij.

Përmes ironisë, Salianji tha se akuzohet për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Jetmir Olldashi. Ndërsa sapo të njihet me aktet e dosjes do t’i bëjë publike për mediat.
Ai deklaroi gjithashtu se në këtë përballje me drejtësinë nuk ka frikë.

“Denoncova një trafikant ndërkombëtar droge që sot është në burg, por i proceduar jam unë. Pasi të njihemi me aktet e dosjes do ja bëjmë publike, duhet të kishte hetim për Ballën, Veliun dhe Xhafën por kjo është si kronikë e kohëve të vjetra. Mund të fliste TVSH e kohëve të vjetra dhe të thoshte që elementët agjitatorë arritën të fusnin në burg një socialist. Unë akuzohem për agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Olldashi”,- tha Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?