“Babalja”, Salianji: Procesi po zvarritet, hetimi politik
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka cilësuar tërësisht në shkelje të ligjit zgjatjen e afateve të hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për çështjen ‘Babalja” për të cilën ai dhe gazetari Olldashi janë në hetim për akuzën e “kallzimit të rremë”.
“Prokuroria është në shkelje të ligjit. Hetimi është politik. Nuk ka asnjë arsye për zgjatjen e afateve të hetimit. Vazhdon një hetim jo për personin që është në burg (Agron Xhafën) në Itali por për ne që e kemi denoncuar dhe gazetarin”,- tha Salianji.
I patrembur nga vendimi që do marrë gjykata për të, Salianji tha se PD-ja do vazhdojë denoncimin e rasteve të tilla.
Ai njoftoi po ashtu se të hënën pritet të dalë vendimi për çështjen në fjalë. “Unë s’kam asnjë merak, por nuk e di çfarë ka kjo çështje që zgjatet për 9 muaj”,- shtoi deputeti i PD.
Më herët deputeti ka sqaruar në prokurori se, për audio-përgjimin “Babalja”, nuk ishte ai ndërmjetësi i takimit Olldashi-Albert Veliu (Personi që akuzoi vëllain e Fatmir Xhafës për trafik droge). Ndërsa për videon e dytë me aktorin e këtij përgjimi, Fredi Alizotin, deputeti shpjegoi se ia kishte dhënë shtetasi Florenc Hoxha.

KOHA JONË SONDAZH

