“Babalja” tashmë në film, skenari nga Sali Berisha, regjisor: Lulzim Basha

Një ditë pas publikimit të pjesë së dytë të bisedës së përgjuar mes Agron Xhafës dhe Albert Veliut të njohur si “Babalja”, deputeti i PS-së, Taulant Balla publikon një video montazh nga filmi shqiptar “Kur xhirohej një film.

Në video vendosen në lojë krerët e PD-së, Lulzim Basha, Sali Berisha si dhe Edi Paloka.

Ndërsa kapër skenar rrëfimin e Albert Veliut dhe gazetarit Jetimir Olldashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Loja e ka kush e ka për autorin e përgjimit: Luli thotë e ka Babalja, Babalja thotë e ka Gazetari, Gazetari thote e ka PD, dhe autorësia po mbetet një jetim në prehrin e Salbabës regjizor”, shkruan Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Rama ka thyer heshtjen pas transmetimit të pjesës së dytë të regjistrimit mes Albert Veliut dhe Jetmir Olldashit.

Përmes Facebook, kreu i ekzekutivit ironizon pamjet e emisionit “Ajsberg” të hënën në mbrëmje.

Ai shprehet se opozitës i është djegur siguresa e mendjes dhe se gjithçka po del një bllof.

Postimi i Ramës:

“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri.

Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?