Baballarët mbanin peng fëmijët, ndërhyn policia
6 fëmijë kanë përjetuan momente dramatike në Levan të Fierit. Këtë të enjte, fëmijët refuzuan për disa orë të shkonin me nënat e tyre, pas problemeve me ligjin që kanë baballarët e tyre të divorcuar.
Ilir Hilaj është arrestuar tashmë, ndërsa i vëllai Lefter Hilaj ndodhet në kërkim. Fëmijët janë nga 13 vjeç më i madhi e 8 më i vogli. Ata kanë më shumë se një muaj që nuk shkojnë në shkollë.
Pas disa orësh negociata, fëmijët e ngujuar në banesë janë larguar së bashku me nënat e tyre, punonjësit socialë dhe psikologët.