Babë e bir godasin me thikë një shtetas në Kamëz, në Rrugën e Kavajës siriani plagoset nga bashkëkombasi
Dy persona mbetën të plagosur mesditën e sotme në dy ngjarje të ndryshme në kryeqytet.
Në Kamëz, rreth orës 14:35, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjeherë nga vendngjarja.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorëve.
Pak minuta më vonë, rreth orës 14:50, në fillim të rrugës Kavajës, gjatë një konflikti midis dy shtetasve sirianë, shtetasi me iniciale S. H., 24 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B. M., 18 vjeç.
Si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë shtetasi B. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi S. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
KOHA JONË SONDAZH

