Babë e bir u vr*anë, dyshohet se shkak është kultivimi i kanabisit. 31-vjeçari la pas 2 vajza të mitura
Detaje të reja vijnë nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën, ku babë e bir, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduart Gurra u ekzekutuan në pritë.
Gurra ka qenë polic i objekteve, ndërsa deri në këto momente dyshohet se shkak është bërë kultivimi i drogës. Zona e Pultit në Dukagjin konsiderohet si zonë e kuqe e kultivimit të drogës. Gurra dhe djali i tij nuk kanë pasur rekorde kriminale dhe as gjakmarje.
Ata kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër. 31-vjeçari është baba i dy vajzave të mitura, foto të cilat i ka publikuar edhe në Facebook.