Babi pse e bëre? Vajza pa ngjarjen! Detaje nga vr*sja e shqiptares

Në Largo të Floridas në SHBA, shqiptari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare, rrëmbeu të bijën 8-vjeçare dhe dhunoi prindërit e tij. Në një deklaratë për mediat amerikane, kreu i Departamentit të Policisë së Largo dha detaje për ngjarjen e rëndë.

Kur policia shkoi në adresën e së resë, jashtë apartamentit të saj pa shenja gjaku, së bashku me një thikë dhe doreza hekuri të mbuluara me gjak. Oficerët e gjetën Suelën të pajetë në dhomën e gjumit. Ajo ndodhej në dysheme, e mbuluar nga gjaku dhe me një plagë të madhe në fyt. Pasi nuk arritën të gjenin vajzën e 8-vjeçare, autoritetet shpallën alertin AMBER.

Rreth orës 08:30 të mëngjesit arritën të lokalizonin telefonin e 34-vjeçarit dhe mësuan se ai ishte ende në zonë. Dy makina civile e rrethuan nga të dyja anët duke e vënë në pranga Muhajn. Ata gjetën edhe vajzën e tij 8-vjeçare.

Vajza e vogël i tregoi policisë se e kishte parë babain ta godiste të ëmën me thikë dhe dorezë hekuri disa herë, në dhomën e gjumit. E vogla i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?”

Pasi vrau 32-vjeçaren, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia duke e tërhequr me nxitim nga shkallët. Për pasojë ajo u rrëzua. Vajza tregoi se ai e kishte tërhequr me forcë në makinë. Gjatë kësaj kohe ajo kishte pësuar lëndime. Zyrtari saktësoi se Muhaj dhe Saliaj kishin pasur një lidhje nga ku kishte lindur dhe vajza 8-vjeçare, por nuk kishin qenë asnjëherë të martuar. Vajza jetonte me të ëmën, 34-vjeçari jetonte në një tjetër adresë. /TV Klan/

SHKARKO APP