Baçe: Prishja e teatrit vrasje me paramendim, Rama dhe Veliaj shkatërruesit e Tiranës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe si ishte. Pas auditimit të të gjithë dokumentacioneve, vihet re shkelja e ligjit në tjetërsimin e qendrës historike dhe ndërhyrjen me qëllim dhënien e lejeve të ndërtimit. Në mënyrë urgjente, audituesit kërkojnë korigjimin e ligjeve në mënyrë profesionale dhe jo për tu bërë fasadë.

Për ish-drejtuesin e Institutit të Monumenteve dhe arkeologun Apollon Baçe, prishja e Teatrit Kombëtar ishte një vrasje me paramendim. Në një intervistë për ”RTV Ora”, Baçe tha se kryeminstri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj janë shkatërruesit e qytetit të Tiranës.

“Prishjen e teatrit unë mund ta quaj këtë një vrasje me paramendim. Të flas për vlerat e tij do më dukej e tepërt, por dijeni këtë gjë, që në të gjithë botën ndodhen 5 ekzemplarë të diçkaje të tillë. Ka një vlerë të jashtëzakonshme arkitekturore, ndonjëherë ne na duken sikur këto gjëra nuk kanë asnjë vlerë. Përderisa Europa Nostra e cila nuk është një OJQ siç e quan Veliaj, por ka Plaçido Domingon si kryetar të saj, e cila mbështetet nga KE dhe mund të quhet degë e UNESCO, thotë që ka vlera që mund të kalojë caqet e Europës. Nëse një monedhë gjendet me 3 copë, ka një vlerë të jashtëzakonshme, jo si ato që gjenden me shumicë. Të dy kryetarët e bashkive, qoftë ai që ka qenë Rama, qoftë tani Veliaj, janë shkatërruesit e një qyteti i cili ka patur një fizionomi të vetën”, tha Apollon Baçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?