Baçe: Projekti i Ramës është të themelojë Shqipërinë e Madhe, Caka një lojë
I ftuar në emisionin ”Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, akademiku Apollon Baçe tha se Rama ka një projekt personal në bashkëpunim me Hashim Thaçin sipas të cilit kërkon të realizojë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën me synimin se kjo do ta fuste Ramën në histori. Por këtu nis krimi kombëtar dhe antishqiptar. Këtë gjë Rama kërkon ta arrijë duke i dhënë Serbisë si këmbim disa territore të veriut të Kosovës. Dhe për të arritur këtë atij i duhej Thaçi që në fakt doli jashtë loje nga bisedimet e grupit negociator dhe për këtë arsye futi në lojë Gent Cakën që duke emëruar ministër të Jashtëm të ishte edhe nën hyqmin e vet por edhe të Thaçit. Baçe hodhi akuza të rënda për Baton Haxhiun duke e quajtur rrufjan politik që bën shkesi në dëm të kombit.
Më poshtë deklarata e akademikut Apollon Baçe
Deklarata e parë që tha kryeministrja e Serbisë menjëherë pas idesë së shkëmbimit të territoreve ishte: Meqënëse po flasim për kufijtë atëherë përse nuk duhet të flasim edhe për kufijtë e Republika Srpska? Unë do shikoja cilët janë palët që janë në këtë mes? Domethënë këtu kemi një treshe: Thaçin të parin, Edi Ramën të dytin dhe Vuçiçin të tretin. Përse u kalua në variantin Caka? Për mua ka një gjë të tillë. Grupi negociator nga ana e Kosovës e përjashtoi Thaçin. Domethënë ai nuk ka fuqi ekzekutive. Ai nuk është ministër nuk është kryeministër dhe nuk ka asgjë që do të thotë që pala kosovare e Thaçit doli nga loja.
Atëherë duhet futur diçka ndërmjetëse që duhet të ishte edhe kosovare edhe shqiptare. Pra të ishte edhe nën hyqmin e Ramës dhe nën hyqmin e Thaçit. Caka u planifikua të jetë aty sepse herë është kosovar e herë shqiptar i Shqipërisë. Caka nuk mund të bënte Kosova ministër. Më kujtohet që kur NATO sulmoi Serbinë, “New York Times” kishte një artikull kur shkruante se lufta për Kosovën është lufta për kufirin e Evropës. Mitrovica ka një pasuri nëntokësore 1100 milliardë dollarë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore vëtrtetë Italia dhe Gjermania e bashkuan Shqipërinë me Kosovën por jo Mitrovicën. Pse? Sepse është një minierë me pasuri të madhe.
Mitrovica u shpall zonë autonome. Ushtria gjermane prodhonte municionet e veta me plumbin e Mitrovicës. Dhe në këmëbëin kësaj zone që ka vlerë të jashtëzakonshme të japin disa katunde Medvegjën e ndonjë tjetër që kanë mbetur disa familje shqiptare dhe ty të merr Mitrovicën. Është njësoj si indianët e Amerikës që kolonizatiorët u jepnin pasqyra dhe u merrnin arin. Prandaj Caka ëahtë emër pa domethënie. Atëherë këtu luhet një lojë shumë e madhe. Timothy Less ka thënë se Ballkani nuk do gjejë kurrë qetësi nëse nuk do ketë Shqipëri të madhe, Serbi të madhe dhe Kroaci të madhe.
Më shumë problem është Shqipëria e madhe dhe Serbia e madhe. Atëherë në këto dy shtete të mëdha të fuqishme do jenë padyshim këta njerëzit shumë të mëdhenj serbi Aleksandër Vuçiç dhe nga ana tjetër shqiptari Edi Rama me mikun e tij Thaçi. Dhje Rama rezulton i madh. Domethënë projekti dhe plani është të krijohet Shqipëria e madhe duke i dhënë Serbisë toka të Kosovës dhe këtu është loja që pranon Rama. Këto të dhëna i kam nga diplomatë të huaj dhe janë të sigurta. Rama e ka thënë në revistën franceze që ka problem me vdekjen. Unë do të hyj në histori tha ai.
Ai synin të hyjë në histori duke u bërë presidenti i Shqipërisë së madhe. Por duke dhënë disa territore nga Kosova. Ndërsa përsa I përket Batoni Haxhiut (që për koicidencë emri i tij në frëngjisht përkthehet shkop) për mua është një rrufjan politik që merret me shkesi të tilla të cilat janë tepër në dëm të kombit. Flet edhe me një gjuhë rrugaçe.
KOHA JONË SONDAZH

