Baçi: Aksioni i sotëm i paplanifikuar, hapi i radhës varet nga qëndrimi i PS-së

Si e lexojnë analistët lëvizjet që PD-ja e Sali Berishës po bën në Parlamentin e Shqipërisë? Për analistin Plator Nesturi, PD-ja e Berishës e “kishte ndier” që priteshin zhvillime nga SPAK (arrestimi i Jamarbër Malltezit dhe masa e sigurisë ndaj Sali Berishës për dosjen Partizani), dhe kjo ishte arsyeja që disa ditë më herët nisën trazirat në Parlament.

Por dputeti demokrat Luan Baçi nga radhët e Rithemelimit thotë se ishte mazhoranca ajo, që e trembur nga bashkimi i opozitës, “kërkoi të godiste Berishën duke përdorur SPAK-un në mënyrë që ai të tërhiqej”.

Po shtu Baçi pohon se as trazirat e sotme në Kuvend nuk ishin bërë me plan, por u vendosën gjatë mbledhjes së Grupit. Hapi i radhës i PD-së së Berishës sipas tij, do të varet nga qëndrimi i mazhorancës. Nga ana tjetër, Nesturi theksoi se aksioni i nisur javët e fundit në Parlament është politik dhe jo opozitar.

SHKARKO APP