Baçi: Edhe Biden iku, Berisha e ka borxh të vendosë egon poshtë partisë. Demokratët euroatlantikë të Bashës pa kuptim
Gazetari dhe analisti Agim Baçi, teksa analizon zhvillimet e fundit në politikë, thotë se Sali Berisha e ka borxh ndaj demokratëve të vendosë egon poshtë partisë, duke paralelizuar rastin e tij me atë të Presidentit amerikan Joe Biden, i cili pavarësisht se kishte bazën prapa tij u tërhoq për të mirën e partisë.
”Berisha e ka borxh ndaj demokratëve të vendosë egon poshtë partisë. Nuk mund t’i japë Ramës që të thotë se ka kundër atë që ka probleme me drejtësinë etj. Biden u tërhoq në Amerikë. I kishte votat e delegatëve për të kandiduar. Një lider atë bën. Berisha nuk duhet ta udhëheqë as sot PD-në. Në politikë nuk qëndron vetëm se ke votat, puna është për pjesën tjetër të shqiptarëve. Nuk është non-grata vetëm e SHBA dhe MB, por e qytetarëve shqiptarë.
Nuk e di çfarë do provojë Basha. Demokratët euroatlantikë nuk ka shumë kuptim. Basha i pati shanset e mëdha. Ajo që ka munguar në opozitë ka qenë debati me ide. Ideja mposhtet me ide, jo me numra. Do të mposhtësh Ramën, mposhte me ide.
PD nuk ka më anëtarësi me debate. Si do i drejtohesh qytetarëve shqiptarë në 2025-ën? PD nuk po nxjerr një alternativë. Nuk është alternativë ajo e Bardhi me sharje. Ke njerëz të paqartë aty, janë ose me Berishën ose me SPAK. Nuk mund të jesh pro Berishës dhe pro SPAK. Nuk qëndron”, u shpreh ai në ”News 24”.