Baçi: Korrupsioni i naftës fillon nga Albpetrol, drejtorët ndërrohen një herë në vit

I ftuar ditën e sotme në hapësirën e intervistës në ‘Ora News’ ishte kryetari PD për qarkun e Fierit, Luan Baçi. Situata e vështirë që po kalon sektori i naftës dhe greva e urisë e punonjësve të Ballshit, kanë qenë disa nga temat ku Baçi vuri theksin e tij.

Sipas tij kjo është një situatë e përsëritur ku shteti po iu futet deri te rroga dhe buka e fëmijëve të naftëtarëve. Baçi nënvizoi faktin se korrupsioni për naftën fillon që nga kompania shtetërore Albpetrol, pasi në këtë institucion drejtorët ndërrohen të paktën një herë në vit.

Luan Baçi: ‘’Një situatë që po e shikojmë sot dhe që e kemi parë me vite të tera të ndodhë. Nafta, ky ar i zi, mall i kushtueshëm dhe me shume vlerë, që është pasuri nëntokësore, vidhet dhe keqmenaxhohet nga shteti. Punonjësit e Patosit, Mallakastrës, Fierit shkojnë dhe punojnë në këtë sektor për të marrë pagat që për jetesën e tyre nënmesatare. Por ato dhe rrogën që iu takon nuk e kanë marrë.  Të pangopurit po i futen naftëtarëve deri te paratë dhe te buka e fëmijëve të tyre. Atyre nuk iu mjaftojnë ato që vjedhin me anë të koncensioneve dhe PPP.”

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ata nuk mjaftohen me firmat fantazëm që marrin te Albpetrol dhe pasi i vjedhin i çojne përsëri në Albpetrol. Që nga Albpetroli fillon vjedhja e naftës. Duhet të kishim një prokurori që duhet të kishte rolin e vet. Në një prokurori të kapur nuk do ketë raste hetimesh dhe ndjekje penale për personat përgjegjës. PD ka bërë denoncime rast pas rasti, me fakte dhe afera korruptive në Albpetrol. Drejtuesit e Albpetrol ndërrohen vit pas viti. Para 2-3 muajsh është emëruar një drejtuese nga Tirana që vjen me 4-5 makina luksoze. Bën ndonje apel sa per të thene dhe kthehet në Tiranë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?