Baçi: Naftëtarët janë lënë në mëshirë të fatit, administrata feston shën valentinin

Pas futjes në grevë urie të punëtorëve të nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi.

Në një postim në facebook, Baçi shkruan se tashmë pushteti ika lënë në mëshirë të fatit punëtorët e naftës dhe nuk do t’ia dojë më për ta.

Postimi i plotë:

Ne diten e trete, te greves se urise, te punonjesve te pompave te ujit,  te nen stacioni, ne Ballsh.

Asnje interesim nga pusht…etaret, asnje shqetsim, per ta.

Me shpirtekazmerine e tyre, me ligesine qe i karakterizon, njelloj si lideri i tyre psikopat edhe keta, po vazhdojne te festojne shen valentinin, edhe sot, jetojne si ne parajse

Dje ne 14 shkurt, e festuan festen me administraten, ne oren 13 te mesdites, punonjesit e administrates se Kadastres, te Drejtoris, se Targave dhe Patentave, te Tatimeve…etj…u larguan nga zyrat drejte vendeve te relaksit….kolektivisht, nostalagjia e kolektivitetit.

Sot si duket bejne formalitetet serioze…

Do te vazhdojne dhe neser…qe jave te filloj sa me e mbare.

Banoret e Mallakastres, ne greve urie, kerkojone pagat, e prapambetura, kane femijet pa buke.

Po sakrifikohen, per te sensibilizuar, pusht …etaret, po bejne thirrje, kryetareve te bashkive, Fier, Patos dhe Mallakaster, po bejne thirrje, Deputeteve te zones, por keta jane te zene, me punet e stines….ne keto dite pushimesh dhe relaksi…

Turp 100 here turp.

Qytetare te Mallakastres, Fierit, Patosit, ju punonjes te nderuar te uzines, ju greviste, qe po vet sakrifikoheni, me te drejte, per buken e femijeve tuaj.

Jemi me ju, ne mbeshtetje tuaj, te gatshem, te bashkohemi me ju per kauzen tuaj te drejte,

Ju jeni vellezerit tane.

Mos prisni tju kuptojne qeverritaret e sotem, ata jane, shkaku, qe ju nuk paguheni, ata, i marrin parat tuaja, ata jane pronaret e vertete te uzines, ata bejne gjithçka, te keqe ndaj jush.

Mos u besoni disa “drejtuesve ” te protestave tuaja, qe jane shefa ne uzine, ata bashkpunojne, me pusht…etaret,  ata paguhen nen dore, per te manipuluar, protesten tuaj te ndershme.

Behuni bashke, marshoni paqesisht, kerkoni mbeshtetjen, e bashkeqytetareve, te cdo banori, te çdo politikani, te çdo lloj krahu qofte.

Ketu beni dallimin :

I therrisni te gjithe drejtuesit e qarkut, deputetet, te te gjitha forcave politike dhe shikoni ,kush do jete i gatshem, te vije bashke me ju dhe tju mbeshtese ne kauzen tuaj te drejte.

Dhe do te shikoni, se menjeher do tju thone disa nga pseudo drejtuesit, qe keni aty :

“Jo politike jo politike”, kjo thenie mashtruse, prej manipulatoreve te paguar, ju mban te izoluar, pa perkrahje.

Mos lejoni tju manipulojne, ju jeni ne te drejten tuaj.

Ne jemi me ju, ne ju mbeshtesim.

SHKARKO APP