Baçi: Në 8 janar dyert e PD-së do i gjejmë të hapura, Basha është i ikur
Deputeti i PD-së, Luan Baçi beson se protesta e thirrur më 8 janar do të shënojë rikthimin e demokracisë në parti dhe është dita kur do të nisë punë Komisioni i Rithemelimit. Ndër të tjera, Baçi thotë se Bashës nuk i kanë vendosur ultimatum të largohet, por përkundrazi të bashkohet me shumicën, pasi zyrën sipas tij e ka humbur.
”Në datën 8 janar do të fillojë puna e Komisionit të Rithemelimit dhe kemi nevojë për ambiente dhe do të shkojmë aty të fillojmë punën. Duhet një instalim i Komisionit të Rithemelimit. Basha është jo një ultimatum për të liruar zyrën, por të bashkohet me demokratët me shumicën.
U bëj thirrje që të bashkohen me 8 janar. Më 8 janar dyert do të jenë të hapura ku demokratët të festojnë rikthimin e demokracisë do të thoja. PD rikthehet tek vlerat e saj, tek pluralizmi i vërtetë. Me veprimet e Bashës po vërteton atë që se kam besuar kurrë, peng i Edi Ramës.
Anëtarësia do të vijë me shumicë dhe është për të festuar rikthimin e PD-së në një opozitë të vërtetë. Data 8 janar shënon fillimin e punës së Grupit të Rithemelimit dhe fillimin e punës për të zgjedhur kryetarin e ri. Basha ka iku,r nuk të bën zyra kryetar”,-tha Baçi për ”Report Tv”.