Baçi: Rama ka ngritur një sistem dekurajimi, që ekzistonte në diktaturë me kontroll deri në qelizë

Në një intervistë për Ora News, ish-kandidati i Partisë Demokratike, Agim Baçi, i cili nuk arriti te merrte mandatin e deputetit në Durrës, u shpreh se Edi Rama ka ndjekur një sistem dekurajimi dhe në një vend ku supermarketi i varfërisë është shumë i madh.

Sipas tij, Rama arrin deri aty se falenderoi patronazhistët edhe pse ata shkelën ligjin dhe se kjo është një tallje me qytetarët dhe për këtë duhet të gjykuar politikisht.

Baçi: Rama ka ndjekur një sistem dekurajimi dhe në një vend ku supermarketi i varfërisë është shumë i madh dhe njerëzit dua të ikin sikur jemi në luftë, manipulimi është i kollajshëm. Nuk mund të fitohen zemrat lehtë, por është e lehtë të fajësohet populli, sepse ka njerëz që nuk kanë pasur 1 milionë lekë dhe e shesin votën për aq ditën e votimit. Nuk është detyra e tij të mendojë në mënyrë filozofike dhe sa do të ndikojë sjellja e tij në qeverisjen demokratike.

Rama arrin deri aty se falenderoi patronazhistët edhe pse ata shkelën ligjin. Kjo është një tallje me qytetarët dhe për këtë duhet të gjykuar politikisht. Tani nuk mund të merresh me opozitën pse nuk shkoi më tutje me një makineri të tillë përballë. Nëse këtu do të vinin dy ata autorët që kanë shkruar librin “Si manipulohen zgjedhjet” do ta grisin librin, sepse Edi Rama e ka përmirësuar inxhinierinë e manipulimit të zgjedhjeve.

Baçi shtoi se zgjedhjet janë vjedhur edhe më parë, por kurrë nuk ka pasur këtë sistem dhe Rama ka futur një sistem që ekzistonte në diktaturë me kontroll në qelizë.

Baçi: Zgjedhjet janë vjedhur edhe më parë, por kurrë nuk ka pasur këtë sistem dhe Rama ka futur një sistem që ekzistonte në diktaturë me kontroll në qelizë. Në kohën e PD-së ka pasur njerëz dhe media që ishin kundër qeverisë, ka pasur hetime, por sot nuk kemi asnjë zyrtarë, qoftë edhe ta marrë në pyetje. Le ta marrë Erion Velian dhe ta pyes SPAK-u për Teatrin Kombëtar, le ta shpallin të pafajshëm pastaj.

SHKARKO APP