Baçi-Vasilit: Një herë flet si politikan, një herë si aktor, një herë si inxhinier
Gazetari Agim Baçi është përfshirë në debat me aktorin Laert Vasili në studion e lajmeve në RTV Ora.
Baçi tha se Vasili flet si politikan, për çështjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa ai kërkon që kur të shkojë në teatër ta duartrokasë atë si aktor.
Baçi: Një herë flet si politikan, një herë si aktor, një herë si inxhinier. Unë dua të më thuash një aktor që ka kërkuar shembjen e teatrit në një vend normal.
Vasili: Nëse ju doni ta shihni bardhë e zi shkoni dhe kërkojini tek militantët e ndryshëm. Unë nuk jam bardh e zi.
Baçi: Unë dua t’i them djemve të mi që në atë Teatër aty është dënuar edhe Fejzi Alizoti, tjetri e tjetri. Po dua ta tregoj pra, edhe tek teatri.
Vasili: Ne dum një godinë të re që të kemi më tepër hapësirë, kushte teknike më të mira dhe të jemi krenarë për atë godinë dhe jo të vijnë njerëzit me batanije. Mua më vjen keq si aktor që je në këtë pozicion sinqerisht. Unë dua të të vij të të duartrokas si aktor, ti flet si politikan, si inxhinier. Bota nuk prish të vjetrën të ndërtojë të renë.

KOHA JONË SONDAZH

