Baçi zbulon strategjinë e qeverisë: Përfiton nga opozita

Gazetari Agim Baçi thotë se qeveria ka zgjedhur si strategji që të mos ballafaqohet për punët e saj me qytetarët. Komentet Baçi i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit që tregonte se qytetarët janë të kënaqur me ecurinë e vendit. Baçi tha se nuk gjen asnjë ministër apo përfaqësues të qeverisë “Rama” që të dalë në debate publike dhe të ballafaqohet me shifra për punët e kryera.

“Nuk i shqetëson shumë opozita, por me një strategji të paktën në dy vitet e fundit, qeveria ka vendosur të mosballafaqohet. Është e vështirë të gjesh ministra apo përfaqësues pranë Ramës që të dalin në debate publike dhe të ballafaqohen me shifra.

Ne duhet të marrim një etalon që është hetimi. Si ka mundësi që çdo dosje që merret rezulton që ka shkelje, ka vjedhje. Rama po zgjedh që ta kalojë gjithë topin te opozita. Vërtet është çështje shumë e rëndësishme opozita, sepse tregon nëse ka shpresë apo nuk ka shpresë për të ardhmen. Por duke gjykuar gjith ditën Berisha-Basha-Bardhi, si do gjykojmë Ramën.

Ndërkohë që vendimet i merr Rama. Prandaj janë aq të lumtur ata që janë përgjigjur. Ideja ishte sikur ishte fundi i botës po të fitonte një qeveri 3 mandate. Jo mo jo, mund të fitojë 3-4-7. Por këtu kemi një qeveri që shkon drejt shkeljes së ligjit, por duke qenë se opozita nuk po del dot nga ai rrethi i problemeve që ka me vetveten”, tha Baçi.

SHKARKO APP