Baerbock mbështet kandidaturën e Robert Habeck për kancelar
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka mbështetur kandidaturën e Robert Habeck për kancelar të të Gjelbërve në zgjedhjet e ardhshme, duke e quajtur si “super pragmatik”.
Gjermania, aktualisht po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, që priten në shkurt, pas prishjes së koalicionit qeveritar, javën e kaluar.
Baerbock deklaroi se, si ministër i Ekonomisë, Habeck kishte ruajtur kursin gjatë kohëve të krizës dhe kishte çliruar Gjermaninë nga varësia e saj nga Rusia – si vendi furnizues i energjisë.
Deklarata e e Baerbock erdhi në konferencën e Partisë së Gjelbër në Wiesbaden të Gjermanisë.
“Unë dua pikërisht këtë: juve si Kancelar,” tha Baerbock, duke iu drejtuar Habeck.
“Askush nuk mund ta drejtojë anijen në një stuhi si Robert Habeck dhe në të njëjtën kohë të vendosë velat siç duhet kur era është e favorshme”, tha ajo.
Baerbock u zotua për mbështetjen e saj gjatë fushatës zgjedhore.
Habeck, i cili gjithashtu shërben si zëvendëskancelar në qeverinë e kancelarit Olaf Scholz, konfirmoi planet e tij për të kandiduar si kandidat i Partisë së Gjelbër për postin kryesor në një video të publikuar në mediet sociale, javën e kaluar. //a.i/ ATSH