“Bagëti e bujqësi? Jo më vëlla, PPP!” Protestë nga PAA
Nesër opozita ka protesën e madhe, ndërsa sot Partia Agrare Ambientaliste ka organizuar një tubim me fermerë, tregtarë dhe agropërpunues përpara Ministrisë së Financave në Tiranë. Protestuesit kanë kundërshtuar ndryshimet ligjore të TVSH-së të produkteve bujqësore nga 20 në 6%, pasi siç thonë ata, ka sjellë pasoja katastrofike në sektorin e bujqësisë.
Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka renditur të gjitha pasojat që sjellë ky vendim i Qeverisë së Edi Ramës. ”Sot Partia Agrare Ambientaliste organizoi një tubim simbolik përballë Ministrisë së Financave në mbështetje të fermerëve, grumbulluesve të fruta-perimeve, eksportuesve, tregtarëve me shumicë, agropërpunuesve dhe grupeve të interesit të dëmtuara nga ndryshimet ligjore të TVSH-së të produkteve bujqësore nga 20 në 6%. Ky ndryshim ka pasoja katastrofike për këtë sektor, sepse prish konkurrencën dhe falimenton tregtarët që zhvillojnë veprimtarinë e tyre brenda vendit. Çon drejt dështimit të agropërpunuesve të produkteve bujqësore (përpunuesit e qumështit, mishit, perimeve, ullirit, drithërave). Ul konkurrueshmërinë e produkteve vendase në raport me ato të rajonit, për pasojë edhe të ardhurat e fermerëve”, shprehet Duka.
”Bagëti e bujqësi?! Jo më vëlla, PPP”,-shkruhej në një prej pankartave ku ishte vendosur imazhi i poetit Naim Frashëri, dhe që ironizonte koncesionet e shumta të Qeverisë, ndërkohë që bujqësia ka mbetur jashtë vëmendjes.
KOHA JONË SONDAZH

