Bahri Shaqiri denoncon: Ardian Çela me bandën e tij kërcënojnë e terrorizojnë punonjësit në Kadastrën e Durrësit

Kandidati i LSI në qarkun e Durrësit, Bahri Shaqiri, ka denoncuar drejtuesin politik të PS në qytetin bregdetar, Ardian Çela, se para pak ditësh së bashku me bandën e tij  ka kërcënuar e terrorizuar punonjësit dhe drejtuesit në Kadastrën e Durrësit.

Në një postim në Facebook, Shaqiri shkruan se “4 orë terrori në atë vend ku kontigjent të policisë qarkullonin nëpër korridore me armë. Janë kërcënuar me heqje nga puna të gjithë ata që nuk do bien dakord për të punuar dosjet problematike të zonave më të përfolura në Durrës, të jashtëligjshme deri dhe me letra të fallsifikuara.”

Denoncimi i plotë i Bahri Shaqirit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ardian Çela me bandën e tij të përbërë nga Dor Baba, Tur Feta, Ron Shqopa, Feta Mata kanë mbërritur para pak ditësh në zyrat e Kadastrës Durrës, dhe në zyrën e drejtorit të Kadastrës, Rezart Elmazi, nje prurje e Çelës në Durrës dhe ka bërë mbledhje me të gjithë stafin.
Ka kërcënuar të gjithë specialistët dhe shefat e Kadastrës.
4 orë terrori në atë vend ku kontigjent të policisë qarkullonin nëpër korridore me armë.
Janë kërcënuar me heqje nga puna të gjithë ata që nuk do bien dakord për të punuar dosjet problematike të zonave më të përfolura në Durrës, të jashtëligjshme deri dhe me letra të fallsifikuara.
Janë dosje për të cilat ka hetim që po shqyrtohen në SPAK por që nuk ka asnjë zhvillim.
Ardian Çela me bandën e tij ka kërkuar pa asnjë lloj kompromosi të punohet, legalizohet, certifikohet çdo lloj shërbimi që kërkon partia.
Asnjë qytetar nuk do të pritet dhe nuk do të marrë shërbim në momentin që nuk shkon te selia e PS te prefektura.
Futja e personave jashtë linjës së partisë çon në ardhjen e Policisë dhe nxjerrjen me forcë të tyre.
Më 26 prill të gjithë këta shkelës do përballen me drejtësinë.
I dimë të gjitha. Kemi prova.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?