Baimllari: Parlamenti godina e parave të drogës
Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari tha se ky parlament nuk është më parlamenti i Shqipërisë, por është godina e parave të drogës, e parave të krimit dhe hajdutërisë së Edi Ramës dhe godina e tradhtarëve të Shqipërisë. “Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Ai nuk është Parlamenti i Shqipërisë. Edi Rama dhe Rilindja kanë shteruar atë godinë të parlamentarizmit shqiptar. Sot në atë godinë janë paratë e drogës, paratë e krimi dhe hajdutërisë së Edi Ramës dhe tradhtarëve të Shqipërisë. Nuk dua të flas këtu për tradhtarët, sepse për ata do të ketë kohë. Do merremi ne, do merret dhe historia sepse historia i dënon tradhtarët dhe Shqipëria i ka dënuar. Edi Rama ka varfëruar Shqipërinë, për shkak të politikës së tij klienteliste. Sot shqiptarët janë më të varfër se kurrë, sepse nuk kanë mundësi punësimi, nuk kanë mundësi arsimi. Sot Edi Rama futi banditë në Parlament, por siç ka futur banditë në Parlament mban peng qytetet e Shqipërisë me krimin e organizuar. Ai sot ka vepruar siç veproi në zgjedhjet e 2017. Me para, me paratë e drogës, me kriminelë deformoi vullnetin, po me para droge, po me kriminelë po i bën presion shqiptarëve. Shqiptarët nuk do t’ia falin. Sepse shqiptarët janë një komb i denjë, janë një komb punëtor që duan të investojnë në këtë vend, duan të punojnë këtu. Ne do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë. Nuk kemi ndërmend të largohemi nga ky vend. Ne do përballemi me Edi Ramën, më tradhtarët, sepse beteja jonë nuk është me ato gra dhe burra të Policisë së Shtetit, beteja jonë është me Edi Ramën, është me atë që kërkon të fusë në konflikt shqiptarët. Edi Rama dhe Sandër Lleshi po veprojnë me një politikë komuniste, po vendosin njëherë e përgjithmonë juntën ushtarake në Policinë e Shtetit. Por të jeni të bindur që ne nuk do ta lejojmë. Edi Rama del dhe thotë lart e poshtë që unë kam një mesazh për studentët e Akademisë së Policisë. Mesazhi që Edi Rama ka për Akademinë e Policisë është mesazhi për ta kthyer Policinë e Shtetit në ushtri. Ky është mesazhi i Edi Ramës. Mesazhi që ai jep përpara punonjësve të rinj të policisë është mesazhi i drogës, është mesazhi i trafikut, është mesazhi i nderimit të Shqipërisë dhe flamurit kombëtar. Të jeni të bindur që mes atyre efektivëve të policisë, ka burra të ndershëm. Ka burra dhe gra që duan t’i shërbejnë vendit. Ka burra dhe gra që e mbajnë lart flamurin kombëtar sepse jemi këtu për t’i shërbyer Shqipërisë. Të dashur qytetarë, koha e Edi Ramës ka mbaruar. Sot fuqia e popullit është më e madhe se fuqia e drogës dhe e parasë së Edi Ramës”, tha Endrit Braimllari.
KOHA JONË SONDAZH

