Bajram Begaj hedh firmën e parë si president, dekreton shkarkimin e Ahmetajt
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pas administrimit të kërkesës zyrtare të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Presidenti i Republikës ka pranuar propozimin emërimin e Majlinda Dhukës si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e Belinda Ballukut edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.