Bajram Begaj nga Gjeneral Major në kandidat për President. Kryeministri Rama: Rrezaton qytetari dhe normalitet

Kryeministri Edi Rama zbuloi pas mbledhjes 2 orëshe të Kryesisë së PS-së se Gjeneral Major Bajram Begaj i cili është shefi i shtabit të Forcave të Armatosura, është emri që PS-ja mbështet si kandidat për Presidentin e ri që do të votohet nesër në Kuvend.

”Është përjashtuar blloku i kandidaturave nga grupi parlamentar. Është hequr edhe blloku i kandidaturave, por që i përkasin PS-së dhe kanë pasur aktivitet politik në PS, sepse e kemi thënë edhe më parë një gjë të tillë. Ne duhet ti japim vendit një presidenti që nuk ka një karrierë në PS, por rrezaton qytetari dhe normalitet që kanë nevojë qytetarët. Blloku i tetë ka pasur 26 kandidatura dhe që janë shoshitur në një numër të caktuar xhiros në diskutim. Për të arritur në konkluzioni që do të mbështesim Bajram Begën”.

Gjeneral Major Bajram Begaj ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar ”Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, ndërsa mban edhe titullin ”Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Po ashtu Rama deklaroi se në pjesën e fundit të diskutimeve, ishin 3 kandidate gra dhe 3 burra. Ai tha se është bërë një diskutim i gjatë për këto 6 emra ku janë analizuar shumë aspekte. Po ashtu theksoi se sonte do ta takojë Presidentin e ri.

”Kemi pasur në pjesën e fundit të diskutimit, 3 gra dhe 3 burra. Është bërë një diskutim i gjatë. Unë jam i prirur që të mbështesë maksimalisht kandidaturat gra. Por nuk arritëm në pikën për të diskriminuar burrat në këtë pikë. Kemi parë tërësinë e personaliteteve që ne kemi shqyrtuar të cilët, pavarësisht se do e marrin ose jo vesh, dua t’i falënderoj të gjithë”,-tha Rama.

Kandidati për President Republike është mbi të gjitha Njeri.

Fjala e plotë e Edi Ramës

Kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së kandidaturës që do çojmë në Kuvend për të votuar Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Janë ndarë kandidaturat në 3 grupe. Është përjashtuar menjëherë blloku i kandidaturave të propozuar nga brenda grupit parlamentar. Është hequr dhe blloku i kandidaturave që janë që të gjitha gra dhe burra shumë të nderuar por që i përkasin kësaj familje politike dhe që kanë pasur aktivitet politik në PS sepse e kemi thënë edhe më parë.

Sot e kemi ridiskutuar dhe kemi dakordësuar që të gjithë që PS i takon që në këtë moment të shohë dhe të shkojë përtej vetes sepse duhet t’u japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë politike në PS, por që rrezaton atë normalitet, atë qytetari dhe atë mirësi për të cilën kanë nevojë sot qytetarë. Dhe jemi përqëndruar në bllokun e tretë i cili ka pasur 26 kandidatura që janë shoshitur në një numër të caktuar xhirosh në tryezë për të arritur në konkluzionin që Partia Socialiste do të propozojë Bajram Bega, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, për President.

Sepse është shëmbëlltyra e asaj qytetarie, e atij sensi të shërbimit ndaj njerëzve të këtij vendit për të cilën ajo zyrë ka nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga kandidaturat brenda grupit parlamentar të PS. Nuk kam qenë ndër propozuesit e z.Begaj. Më vjen mirë që diskutimi i sotëm ishte tërësisht i hapur për debat me një frymë pozitive, gjë për të cilën kemi nevojë në mbledhjet tona. Do ta telefonoj dhe do të kem shpresoj një takim sonte me të. Ne do të zgjedhim Presidentin e Republikës së Shqipërisë në seancën e ardhshme me mandatin që na kanë dhënë shqiptarët. Fillimisht do të takohem me z.Begaj, pastaj do ta votojmë dhe pastaj do të fillojmë të punojmë së bashku secili në atë pjesë të frontit të përbashkët për Shqipërinë.

Ne sot kemi konsideruar me respekt një numër kandidaturash që kanë rezultuar të jenë në atë grupin e fundit dhe me shumë kujdes, kemi renditur të gjitha aspektet pozitive apo ato që mund të krijojnë diskutime dhe kemi arritur në konkluzion se Bajram Begaj është i duhuri për të qenë President i ardhshëm.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga profilet më të larta të një shteti. Ai që vinte nga ajo zonë e jetës që janë dhe Forcat e Armatosura, është President që do të mbahet mend shumë gjatë që është Alfred Moisiu. Moisiu tregoi se si duhet të jetë Presidenti i Shqipërisë, dhe ajo që erdhi pas tij ishte keq e më keq dhe në fund s’ka më keq.

SHKARKO APP