“Bajri” bën bujë në Europë, mediet: Ndihen si në shtëpi
Grupi “Bajri” ishte padyshim një nga 40 grupet kriminale të skeduara nga Policia e Shtetit. Fama e tyre është e shtrirë edhe në Holandë, aty ku mediat kanë shkruar gjatë për shkatërrimin e këtij klani që për 20 vite terrorizoi veriun e Shqipërisë, që nga vrasjet, gjobat dhe me trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas të përditshmes të këtij vendi “De Telegraaf”, një nga të arrestuarit në Holandë “ka në ndërgjegjen e tij dy vrasje”. Nën titullin “Dy koka të krimit shqiptar arrestohen në Roterdam”, gazeta holandeze thotë se “këto arrestime tregojnë edhe një herë se kriminelët nga vendi ballkanik ndihen si në shtëpi në Holandë. Vitin e kaluar, policia ishte vënë në alarm për ndikimin e zgjerimit të shpejtë të shqiptarëve në Amsterdam dhe Roterdam në veçanti”. Sipas njoftimit të Policisë Shqiptare të shtunën, të arrestuarit në Roterdam janë Behar Brajoviq (Bajri) dhe Samet Halluni dhe “De Telegraaf” shkruan se i pari është 45-vjeç dhe kushëriri i të arrestuarit kryesor dhe Halluni, 34-vjeç. Por përveç kësaj, media holandeze thotë se grupi njihet dhe në Belgjikë, për shkak të një gabimi të shërbimeve të emigracionit. “Ata nxorën një nga të dyshuarit jashtë vendit, ndërkohë që duhej të bënte një dënim të gjatë”, mbyll shkrimin holandezja “Der Telegraaf”.
Jo vetëm në Holandë është shkruar për këtë bandë por edhe në Belgjikë, aty ku Safet Bajri ka tentuar të marrë me dhunë kontrollin e prostitucionit. Prangosja e Safet Bajrit në Tiranë në vazhdën e një hetimi 6 mujor ka bërë jehonë dhe në mediat belge. Në faqen online të RTBF, radiotelevizionit frankofon belg, thuhet se emri i Bajrit apo Safet Rustemit, u shfaq verën që shkoi në listën e personave më të kërkuar nga policia federale. Ai duhet të kalonte 22 vjet prapa hekurave në Belgjikë por zyra e emigracionit e kishte dëbuar. Në artikull, thuhet se Rustemi konsiderohet si një kriminelë nga më të rrezikshëm në Europë. Familja e tij, nënvizohet në shkrim, “ka kryer disa vrasje në Shqipëri, ndërkohë që në Belgjikë, ai ka tentuar të marrë me dhunë kontrollin e prostitucionit. Vitin e kaluar, mori një dënim të parë prej 9 vjet burg”.
Këtë vit, ai u dënua dy herë, me 8 dhe 5 vjet burg e megjithatë, qershorin e 2017-tës u dënua pas lirimit më kusht. Rustemi, vazhdon media belge, po qëndronte në Belgjikë në mënyrë të paligjshme. Emri i këtij njeriu nisi të lakohet fort pikërisht pas një shkrimi të shtypit belg ku theksohej se ai ishte një ndër personat më të kërkuar në vend, ndërsa pretendohej veç të tjerash se Shkodra është nën kontrollin e 5 familjeve mafioze.
KOHA JONË SONDAZH

