Baki Dervishi: Rinia dhe qytetarët e Kavajës si larguan komunizmin, sot do të largojë Rilindjen

Kreu i LRI-së në Kavajë, Baki Dervishi, këtë të mërkurë ishte pjesë e takimeve që drejtuesi politik i LSI, Petrit Vasili zhvilloi me strukturat dhe njerëzit në Kavajë dhe Golem. Sipas tij, rinia dhe qytetarët e Kavajës që në vitin 1990 të bashkuar larguan komunizmin, ndërsa brezi ynë sot po largon një regjim me emrin Rilindje.

Postimi i plotë

Kënaqësi të zhvillonim sot disa takime bashkë me Petrit Vasili, Ndricim Proj, Erald Kaja në lagjet nr 1, 2 dhe në Golem. Rinia dhe qytetarët e Kavajës në vitin 1990 të bashkuar larguan komunizmin, ndërsa brezi ynë sot po largon një regjim me emrin rilindje, që mesa duket kërkon të bëhet më keq se komunizmi. Rinia e para, Kavaja e para.

SHKARKO APP