Bala kryetare e komanduar në Himarë, reagon nga burgu Beleri: As anëtare Këshilli nuk është, Tavo nisi fushatën

Nga burgu, Fredi Beleri reagon pas zhvillimeve të fundit në bashki, ku mbledhja e këshillit në qytetin bregdetar zgjodhi si kryetare të komanduar Blerina Balën, në një proces që u shoqërua me tensione në nisje të tij. Beleri i cilëson të gjitha zhvillimet si në shkelje të Kushtetutës, teksa nuk kursen kritikat as ndaj prefektit Tavo, i cili sipas tij filloi fushatën elektorale duke premtuar tituj pronësie. Në fokusin e reagimit të Belerit nga burgu ishte dhe kryetarja e komanduar Balaj, për të cilën ai thotë se nuk është as anëtare e këshillit, por është emëruar nga Jorgo Goro. Për Belerin, zgjidhja e vetme është betimi i tij.

Reagimi i Fredi Belerit

Asnjë ligj dhe asnjë nen i Kushtetutës nuk e parashikon këtë që po ndodh në Bashkinë Himarë. Neni 61 i ligjit 139/2015 që trumbeton prefekti nuk zgjidh ndërprerjen e parakohshme të një mandati të mbaruar me kohë. Asnjë praktikë e mirë evropiane, të cilave z. Rama iu referua, nuk thotë se kryetari i bashkisë caktohet nga partia humbëse e zgjedhjeve për kryetar bashkie. Asnjë praktikë e mirë evropiane nuk parashikon të caktohet nga prefekti si kryetar bashkie një person që nuk është zgjedhur as këshilltar bashkiak, por është emëruar nga humbësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkelët Kushtetën dhe atë që u votua nga sovrani nuk e lejuat të betohet. Në kundërshtim me ligjin, caktoni një kryetar të ri bashkie, siç edhe Prefekti e deklaroi, dhe e interpretoni ligjin ashtu siç ju intereson. Juve nuk ju intereson ligji, por ju intereson vetëm të mos betohet, qoftë edhe për një orë të vetme, ai që u zgjodh kryetar bashkie konform Nenit 109 të Kushtetutës. Për ju, ligji është thjesht një copë letër bakalli. Me gjasë, letër bakalli është edhe për z. Tavo, i cili në kundërshtim me ligjin, dje u tregoi këshilltarëve si të mendonin, sot mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak për t`u siguruar që e kishin kuptuar drejt urdhërin e tij. Pa patur asnjë kompetencë, filloi sot fjalimet elektorale duke premtuar tituj pronësie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës. Zgjidhja e vetme është të lejohet fituesi i zgjedhjeve të betohet. Është e vetmja gjë që mund t’i japë fund këtij kaosi ligjor dhe të ndalojë absurdin në Bashkinë Himarë, duke trajtuar banorët e kësaj bashkie në mënyrë të barabartë me çdo qytetar tjetër të kësaj Republike që ushtroi të drejtën e tij elektorale në zgjedhjet e datës 14 maj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?