Balili nesër para Krimeve të Rënda

Gjyqtarja Miliana Muça është relatorja e çështjes kundër Klement Balilit te Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjykata pritet që të vendosë masën ”burg pa afat” për ”Escobarin e Ballkanit”, i cili shumë shpejt pritet që të përballet me akuzat, pasi dosja është dërguar në gjykatën e Krimeve të Rënda për gjykim.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin. Ai do përballet në gjykatë me akuzën e Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale” (lexo këtu).

Në nëntor 2017 pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë prokuroria, çoi vendosjen e sekuestros për një numër të madh pronash të anëtarëve të ndryshëm të familjes Balili, gjithsej 39 objekte, ku përfshihen toka, apartamente si dhe hoteli “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili u inaugurua në prani të disa zyrtarëve të lartë të maxhorancës qeverisëse në gusht 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?