“Balili”, Noka: Rama, një palaço mashtrues, që e paraqet vetëdorëzimin si sukses të policisë

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka e cilëson vetëdorëzimin e Klement Balilit si një tregues të një shteti të kapitulluar përballë krimit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noka shprehet vetë Balili ka mbi një vit që paralajmëroi vetëdorëzim ditën që do vinte dosja nga drejtësia greke.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëdorëzimi i Balilit tregon që kemi një shtet të kapitulluar përballë krimit. Vetë Balili ka mbi një vit që paralajmëroi vetëdorëzim ditën që do vinte dosja nga drejtësia greke. Që nga ajo ditë ka livadhis për qejf nëpër Shqipëri dhe për policinë dhe qeverinë e mashtruesit as nuk i hynte e as i ka hyrë gjemb në këmbë… Vetëm një kryeministër mashtrues si Rama mund të bëjë veten kaq qesharak e ta paraqesë vetëdorëzimin si arrestim dhe si sukses të policisë… Qeveri palaçosh. Duhet rrëzuar me çdo kusht…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?