Balla: 4 mijë pako ndihma ushqimore shpërndahen sot nga Bashkia e Elbasanit

4 mijë pako ndihma ushqimore nisin sot të shpërndahen nga Bashkia e Elbasanit për familjet në nevojë në fazën e dytë të operacionit humanitar i cili po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë.
Ndërsa faza e parë e kësaj situate të paparashikuar u përballua me ndihmën e shoqatave dhe bizneseve, në fazën e dytë bashkitë morën masa dhe me vendim të Këshillave Bashkiakë kanë vënë në dispozicion fondet e tyre të emergjencave për përballimin e kësaj situate.
Me vendim të Këshillit të Ministrave janë përcaktuar familjet përfituese të ndihmave bazë ushqimore, ndërsa këshillat bashkiakë kanë vendosur për përbërjen e këtyre pakove.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me deputetët socialistë të Elbasanit dhe me Kryetarin e Bashkisë panë nga afër procesin e paketimit, i cili është drejt fundit dhe në orët e pasdites së 6 majit nis shpërndarja.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja shpjegoi procesin, përfituesit por edhe përzjedhjen kryesisht të mallrave ”Made in Albania”, Balla edhe një herë theksoi përbërjen e një pakoje ushqimore, për t’i dhënë përgjigje edhe atyre që e kanë përgojuar këtë proces kaq të rëndësishëm humanitar.

Balla tha gjithashtu se, një pako ushqimore për një familje në nevojë në qytet përban 5 kg miell, 3 kg makarona, 5 kg oriz, 3 kg vaj, 2 kg sheqer, dy pako salcë domate, kripë 1.5 kg fasule 2 kg detergjent enësh 2 copë, detergjent rrobash 1 pako 3 kg dhe 6 copë sapunë.
Një pako ushqimore për një familje në nevojë në fshat përban 25 kg miell, 3 kg makarona, 5 kg oriz, 3 kg vaj, 2 kg sheqer, dy pako salcë domate, kripë 1.5 kg fasule 2 kg detergjent enësh 2 copë, detergjent rrobash 1 pako 3 kg dhe sapun 6 copë.
Balla garantoi se pavarësisht, atyre që këtë process kërkojnë ta përdorin për kredo politike, ndihma ndaj familjeve në nevojë do të vazhdojë, për sa kohë të vazhdojë gjendja e pandemisë.

Ai gjithashtu vlerësoi Bashkinë e Elbasanit e cila, përveç ndihmesës së familjeve të përcaktuara në VKM si përfituse, ka bërë një verifikim në terren dhe pjesa tjetër e cila paraqitet në nevojë po asistohet me ndihmën e organizatave.

SHKARKO APP