Balla: BE 1.2 miliardë euro për Shengenin Rajonal

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mësojnë nga historia e Bashkimit Europian, nga ideja e parë e deri tek ajo çfarë prezanton sot BE, në pamje të parë një bashkësi e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Sipas Ballës, kush është kundër Shengenit Rajonal në Ballkanin Perëndimor nuk e kupton procesin e integrimit europian.

“Nuk e ndihmon aspak Kosovën vetëpërjashtimi nga nismat rajonale, qoftë edhe nga Shengeni Rajonal, që ka më shumë se 10-15 vite që diskutohet në shumë tryeza dhe afro 5 vite që dakordësohet përgjatë procesit të Berlinit”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mësojmë nga historia e Bashkimit Europian, nga ideja e parë e deri tek ajo çfarë prezanton sot BE, në pamje të parë një bashkësi e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve etj.

Prandaj kush është kundër Shengenit Rajonal në Ballkanin Perëndimor nuk e kupton procesin e integrimit europian. Nuk e ndihmon aspak Kosovën vetëpërjashtimi nga nismat rajonale, qoftë edhe nga Shengeni Rajonal, që ka më shumë se 10-15 vite që diskutohet në shumë tryeza dhe afro 5 vite që dakordësohet përgjatë procesit të Berlinit.

Edhe samiti i sotëm mes gjashtë parlamenteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Herzegovina dhe Serbia) konfirmoi se sa më shumë të përfshihemi, së bashku, Shqipëri e Kosovë, në dimensionin rajonal, aq më shumë fuqizojmë dimensionin e realitetit tonë edhe në sytë e Serbisë dhe aq më shumë ndihmojmë veten, në rrugën drejt njohjes së plotë e përfundimtare të Kosovës nga të gjithë.

Edhe mesazhi i sotëm në Samitin mes parlamenteve, ku u rikonfirmua rruga europiane e njëjtë për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor është një hap tjetër drejt njohjes përfundimtare. Statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian duhet të jetë stacioni tjetër për Kosovën.

Bashkimi Europian këtë vit (2020) do të vendosë 1.2 miliardë euro në mbështetje të bashkëpunimit rajonal. Pjesëmarrja e të dyja shteteve shqiptare Shqipërisë dhe Kosovës në këtë dimension të ri bashkëpunimi, është një premisë më shumë që të rriten ekonomitë e dy vendeve tona.

Kështu u shërbejmë më mirë shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?