Balla: Berisha të mos i përfshijë ambasadorët në listën e kundërshtarëve politikë

 

Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri – Gjermani në Kuvendin e Shqipërisë shpreh këqardhjen për qëndrimin e ish- kryeministrit Sali Berisha në lidhje me ambasadorin e Gjermanisë, Helmut Hoffmann, gjatë konferencës së tij më gazetarët, ku përdori një gjuhë jo korrekte me misionin e diplomacisë në Shqipëri.

Në emër të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla, deputet i PS-se, nëpërmjet statusit të tij në Facebook pasditen e së mërkurës i përgjigjet ish- kryeministrit Sali Berishës, duke u shprehur se “Në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Gjermani në Kuvendin e Shqipërisë, shpreh keqardhje për gjuhën e përdorur nga ish-kryeministri i vendit ndaj ambasadorit të Gjermanisë në vendin tonë, Shkelqesise se Tij, Helmut Hoffmann. Besoj se ndaj me të gjithë shqiptarët dhe kolegët e mij deputete pa dallime partiake, bindjen se nuk është e mirë që ne polemikat tona të perfshijmë miqtë dhe partneret e Shqipërisë. Nuk është e mirë që një ambasador, aq me tepër i një vendi mik dhe të rëndësishëm si Gjermania, të përfshihet në shenjestrat politike të cilesdo parti apo te kujtdo politikani”.

“Nuk është e mirë padyshim edhe që këtë ta bëjë një ndër ish-zyrtarët më të lartë të vendit që sot është edhe lideri shpirtëror i partisë më të madhe të opozites. Prandaj duke e siguruar edhe njëherë ambasadorin Hoffmann se si shumica ashtu edhe pakica në Kuvend, ruajmë ndjenjat me të sinqerta të respektit e të miqësisë për Gjermaninë dhe për atë vetë, dua t’i kërkoj po kaq sinqerisht edhe deputetit Sali Berisha të mos i përfshijë herë tjetër ambasadorët në listën e kundërshtareve te tij”, shprehet Balla.

“Natyrisht do ishte shumë e mirëpritur besoj edhe nga të gjithë anëtaret e grupit të miqësisë me Gjermaninë që ish-kryeministri të tërhiqej publikisht nga akuzat e pakuptimta për ambasadorin, po mbase kjo është një kërkesë e tepert për natyrën e tij shumë konfliktuale. Kështu që le të mbetet kjo e sotmja një kujtesë për të ardhmen dhe lë ta zhvillojmë betejen politike mes nesh, pa i ndarë edhe ambasadorët në palë, sepse faktikisht as janë palë dhe as nuk i shërbejne Shqipërisë një qasje kaq jo-konstruktive me ta”, thekson ai.

SHKARKO APP