Balla: Brenda dy javësh Xhelal Mziu dhe Voltana Ademi të dalin nga zyra
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ishte i ftuar në studion e Neës 24 ku foli për situatën politike në vend, zgjedhjet e 30 qershorit dhe çështjes së presidentit Ilir Meta, ndaj të cilit PS-ja ka nisur procedurat për shkarkimin e tij.
Në lidhje me kryebashkiakët e djathtë që kanë deklaruar se nuk do ua lëshojën karriget e tyre pasardhësve socialistë, Bala tha se ata do t’i lirojnë zyrat deri në datën 10 gusht.
Balla e vuri theksin tek dy bashkitë që janë bastione historike të së djathtës, Kamzës dhe Shkodrës.
“Në Shkodër apo në Kamëz kryetarët e rinj duhet të fillojnë menjëherë, për të çliruar ato bashki nga pengmarrja politike shumëvjeçare dhe për ta vënë atë në krye të punëve dhe shërbim të njerëzve”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

