Balla: Dhuna në protestë, ligji të godasë me forcë

Deputeti socialist, Taulant Balla, në një koment të tij mbi protestën e sotme të opozitës ka pohuar se ajo tregoi që dekriminalizimi duhet të fillojë pikërisht me dy drejtuesit e saj, Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Ja komenti i tij:

“Per ata qe ndoshta e kishin harruar, sot ripane fytyren e vertete te nje partie qe krimin e ka program te partise, dhunen e kane statut, liderin dhe kryeliderin hajdut. Dhuna dhe dhunuesit te fotografohen dhe te identifikohen te gjithe. Ligji te godase me force. Policia dhe prokuroria te bejne detyren ne kushtet shkaterrimit te prones publike. Faturen e demeve nuk duhet ta paguaje buxheti i shqiptareve, faturen ta paguaje frymezuesi dhe kryefrymezuesi i dhunes. PD te demshperbleje demet. Lulzim Basha dhe Sali Berisha na rikonfirmuan sot se dekriminalizimi duhet te filloje pikerisht me keta dy. Protesta e sotme ishte protesta e atyre qe rrisnin kanabisin ne Lazarat, ishte protesta e atyre qe vidhnin energjine elektrike, ishte protesta e atyre qe nuk paguajne taksat, ishte protesta e ish­ministrave te korruptuar, per te cilet drejtesia ende po vonon. Protesta e sotme kishte shume fytyra njerezish ne kerkim nga drejtesia. Ja pse duhet reforma ne drejtesi. Qe krimi te mos ngreje me dore kunder shtetit. Ja pse PD nuk e pranon reformen ne drejtesi, sepse kjo parti eshte peng i njerezve te inkriminuar. Ja pse ne socialistet kemi pergjegjesine historike ta bejme sa me shpejt kete reforme. E vetmja rruge qe e shpeton kete vend nga njerez qe vrasin kur jane ne pushtet dhe shkaterrojne kur populli i denon te qendrojne ne opozite. Dy fjale Lulzim Bashes. Zeri yt i cjerrur eshte njelloj si partia e babit qe te beri kryetar. Ti Lul u dogje sot”.

 

SHKARKO APP