Balla: Do ta çojmë çështjen e Kushtetueses në Komisionin e Venecias
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për mediat pas vendimit të KPA-së, i cili shkarkoi nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese të dekretuar nga Meta, Besnik Muçin. Ai tha se Shqipëria është në një situatë të një konflikti të panevojshëm, ndërsa shtoi se presidenti po tenton bllokimin e reformës në drejtësi.
Ndër të tjera, Balla u shpreh se çështjen e Gjykatës Kushtetuese do ta dërgojnë në Komisionin e Venecias.
Balla tha se Komisioni i Venecias është një institucion i gjithëpranuar. Më herët ishte ambasada amerikane që sugjeroi dërgimin e çështjes te Komisioni i Venecias.
“Duhet të kuptojmë thelbin e parimit të vettingut. Sa kohë kualifikohesh në raundin e parë, pra nga KPK. vijon detyrën në të gjitha nivelet. Kjo është e qartë dhe nuk ka nevojë për thellim. Ne jemi në një situatë të një konflikti të panevojshëm kronik të krijuar nga presidenti në përpjekje për të penguar reformën në drejtësi. Ne i bëmë thirrje presidentit për t’u rikthyer në shinat e kushtetutës. Duhet të prevalojë respektimi i kushtetutës.Nuk ka asnjë rol presidenti në përzgjedhjen e prokurorëve të posacëm. Uroj që presidenti ii republikës të mos krijoi vonesa në funksionalitetin e SPAK. Ne duhet ta bëjmë detyrën dhe detyra jonë është përmbylla e reformës zgjedhore, Ne duhet t’i qëndrojmë strikt për të patur në fillim të vitit të miratuar paketën për adresimet e rekomandimeve të OSBE. Gjykata Kushtetuese është në rrugë të mbarë të funksionalitetit. Gjykata e lartë është në proces, SPAK është në proces, Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt krijimin e institucioneve të drejtësisë. Kush pengon krijimin e tyre do të mbajë përgjegjësi”,- tha Balla.