Balla: Do të vijojnë dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit
Gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, Kuvendi shqyrtoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar”.
Duke folur nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PS, Taulant Balla është shprehur se në të gjitha vitet që ka në Parlament, ka dëgjuar “diskutime patetike dhe qarje hallesh nga njerëz që nuk kanë bërë kurrë gjë për ish të përndjekurit.”
Më tej, Balla deklaroi se që nga viti 2013 mazhoranca ka dhënë dëmshpërblime për ata që kanë qenë realisht të përndjekur. Po ashtu, ai theksoi se edhe në këto kushte të vështira që po kalon vendi (pandemia) procesi i dëmshpërblimeve do të vijojë.
Balla u shpreh:
“Nuk kanë munguar në 15 vite, diskutime patetike e qarje halli real, të përndjekurve, por nga njerëz që nuk kanë bërë kurrë asgjë për ta. Nuk kam asgjë me kolegët që morën fjalën. Edhe pse historia është ajo që gjykon, paanshmëri. Edhe pse drejtoni gishtin drejt PS, e vërteta është që mazhoranca pas 2013 është e vetmja që realisht ka adresuar financiarisht dëmshpërmblimin e merituar të atyre që kanë qene realisht të përndjekur politike. Se e dimë që ka edhe ndër ta që, edhe pse kanë qene të dënuar për vepra të tjera penale, pretendojnë se janë të ndjekur.
Para 6 vitesh, i dhamë likuidim dëmshpërblimit për kategorinë parësore…ky vendim solli likuidimin e gjithë shumës në dispozicion nga viri 2014-2018 janë paguar në total 39,162 subjekte përfituese. 110 milion dollarë…Berisha është tallur historikisht me këtë shtresë. PS qeveris për njerëzit, për të drejtën e secilit në mënyrë të barabartë pa asnjë dallim. Pala tjetër ka bërë diferencime. ”