Balla: Ende s’ka mbaruar shqyrtimi i akteve normative. Ligji për qiranë, si në SHBA, Gjermani e Francë

Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla deklaroi se ende s’ka mbaruar shqyrtimi i akteve normative, ndërkohë që i cilësoi ato të domosdoshme për këtë kohë.

Në një intervistë për emisionin “Kjo javë”, të Nisida Tufës, Balla në një lidhje përmes Skype tha se këto akte kanë një vlerë.

“Qeveria shqiptare ka përdorur instrumentin e akteve normative, të cilat hynë në fuqi menjëherë. Kuvendi duhet të shqyrtojë dhe të miratojë aktet normative. e Janë 10 akte normative. Qoftë akti për masat shtrënguese, ndihma ndaj biznesit. Ato kanë një vlerë, për më shumë se kaq, jemi në ditët e para, dhe ato po japin efekte të rëndësishme. Masat shtrënguese na kanë treguar që mos të kemi atë rritjen e madhe. Akti i buxhetit, kemi garantuar që prej datën 1 prill të vëmë dhe 21 mln dollarë të tjera. S’kemi mbledhur atë nivel taksat të parashikuara. Ju kemi garantuar biznesve që sdo të paguajnë për momentin, por në muajt në vijim”, tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi se PD nëse do që të tregojë realisht se është me ata që janë në nevojë, duhet që të përgjysmojë pagat që jep ose të ndihmojë familjet në nevojë.

“Ne kemi marrë masa për zyrtarët e lartë, që të ketë reduktim të pagave. Edhe institucionet e reja të drejtësisë, që kanë paga të larta, iu është bërë kërkesë që të ketë reduktim. Edhe Greqia kështu ka vepruar. Por, kjo nuk prek mjekët, të cilët do të shpërblehen, sepse janë në vijën e parë të luftës. PD nëse do të ndihmojë, ta nisë me pagat e SHQUPIT ose të japë pako shtesë për familjet në nevojë”, tha Balla.

Taulant Balla theksoi se për të gjithë ata që kanë punuar në biznese, që për momentin janë mbyllur, do paguhet pagë lufte.

“Ne do të paguajmë pagën e luftës.  Askush nuk e di sesa do të zgjasë kjo situatë. Ne jemi borxhlinj njdaj atyre 110 mijë bizneseve të vogla. Ata janë pa punë dhe paga e luftë do ju shkojë. Për ata që nuk kuptojnë, rrrezikojnë edhe burgun. Masat shtrëonguese dhanë efekte dhe 99 përqind kanë zbatuar. Një përqind janë ata që nuk iu përmbahen rregullave dhe me aktet e reja normative, ndëshkimet do të jenë më të ashpra”, u shpreh Balla.

Në lidhje me ligjin për qiranë, Balla nënvizoi se janë ndjekur shembujt e SHBA-ve, të Francës e Gjermanisë.

“Ne si shtet shqiptar kemi buxhet 5.5 miliardë në vit. Eshtë rritur ekonomia shqiptare. Kemi rritur më shumë se gjysmën e buxhetit të shtetit. Ministria e Shëndetësisë ka buxhetin, ndër më të mëdhatë në rajon. Ne nuk kemi arkë shteti që ta harxhojmë menjëherë. Kemi qeveri që mendon edhe për muajt e tjerë. Sa i takon qirave, mjafton të hysh në mediat amerikane, por edhe atyre masave që janë marrë edhe në Gjermani e Francë. Ne kemi marrë masën njësoj si në SHBA, Gjermani dhe Francë. Qiradhënësit i kemi dhënë mundësi që për dy muaj të jetë OFF, por detyrimin më pas të ketë mundësi ta riskedulojë. Varet sa zgjat situata. Masat e marra nga qeveria janë të duhura. Operacioni humanitar është i qeverisë dhe jo i PS, as i bashkive. Nuk ka parti këtu, por ka Shqipëri. Ajo që pamë në Tregun e Kombinatit ishte një dyndje e tmerrshme”, tha Balla.

SHKARKO APP