Balla: Fajin e ka PD që ambasadori iu ngriti gishtin shqiptarëve
Kreu i Grupit Parlamentar në PS Taulant Balla ka komentuar gjetin e ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, i cili iu drejtoi gishtin e mesit banorëve të Astirit, përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Balla fajësoi PD-në që sulmon ambasadorët, dhe nuk gjeti aspak në faj përfaqësuesin e OSBE-së në vendin tonë.
“Ambasadori i OSBE-së është një ambasador i një institucioni shumë të rëndësishëm ku Shqipëria është anëtar, dhe së shpejti do të marrë dhe kryesimin e presidencës. Më vjen keq që parti të caktuara, në rastin konkret PD, problemet i shohin te ambasadorët. I bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga sulmet ndaj ambasadorëve, pasi koha e sulmeve ndaj tyre ka përfunduar”, u shpreh Balla, pa komentuar në mënyrë konkrete gjestin e Borchardt.
Gjesti i ambasadorit që u krye ndaj grave të Astirit është dënuar mjaft në rrjetete sociale, pasi sjellja e tij la shumë për të dëshiruar për një diplomat.