Balla flet si Beqja: I uroj suksese në takimin me Gaz Bardhin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet në Elbasan për votimet për zgjedhjen e delegatëve socialistë të Kongresit.

Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta, pasditen e së premtes, për shpërndarjen e Parlamentit si edhe takimin me krerët e partive që dogjën mandatet.

Balla nuk pranoi të komentojë, duke i uruar suksese presidentit në takimin me Gazmend Bardhin javën e ardhshme.

 Nuk dëshiroj të komentoj Presidentin në një ditë si kjo e sotmja. I uroj suksese Ilir Metës në takimin javën e ardhshme me Gaz Bardhin.”, tha Balla.

Terminologjia e Ballës “Suksese” është e ngjashme atë të  ish-Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili 3 vite më parë u kthye në personazh, pas transmetimit të audio-regjistrimit nga emisioni “STOP”, i cili publikoi përgjimin, ku ministri Beqaj kritikonte ish-kreun e Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tropojë, përse nuk kishte shkuar në mbledhjen e partisë.
Menjëherë pas transmetimit, rrjeti ka shpërthyer me tallje ndaj ish-ministrit dhe kryeministrit Edi Rama.
Duke i paralajmëruar shkarkimin nga detyra, Beqaj iu drejtua në fund të bisedës vartësit të tij: “Hajde suksese në jetë”.

SHKARKO APP