Balla homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Elbasan: Një popull që ka dëshmorë, nuk njeh kurrë robëri
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me rastin e ‘5 Majit’, Ditës së Dëshmorëve, zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Elbasanit.
Numri dy i Partisë Socialiste, në fjalën e tij, deklaroi se një popull që ka dëshmorë, nuk njeh kurrë robëri.
Sipas Ballës, Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e rezistencës dhe përpjekjes sonë si komb për lirinë.
“Sot kujtojmë gjithashtu edhe dëshmorët e rënë nga radhet e Forcave tona të Armatosura në misionet nderkombetare, kujtojme dëshmorët nga radhët e Policisë së Shtetit. Në këtë luftë të re me armikun e padukshem duhet të theksojmë faktin që nuk kemi patur humbje në radhet e luftëtarëve në frontin e parë, të mjekëve dhe infermirëve. Edhe pse kemi kaluar më të keqen, duhet të ruajmë gatishmërinë dhe kujdesin e domosdoshëm për masat mbrojtëse.