Balla i dorëzon çelësat e shtëpisë së re familjes Rredhi në Cërrik
Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla në ditën e Krishtlindjeve i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Cërrikur, Andis Salla i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes Rredhi në Gjyrale të Cërrikut, të cilët jetonin në një shtëpi të pabanueshme prej kohësh.
Balla e bëri me dije këtë “fillim të ri” për familjen Rredhi përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, të shoqëruar me një video nga momenti i takimit me familjarët. Nga ana tjetër, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe gjyshin e familjes Haxhiun i cili përmes lotëve të tij të lumturisë për shtëpinë e re.
”Është një ndër 22 shtëpitë që ne kemi rikonstruktuar këtu në Cërrik, me këtë rast të falënderoj edhe kryetarin e Bashkisë për bashkëpunimin shumë të ngushtë që ka pasur me qeverinë dhe padyshim kryeministrin Rama për përfshirjen e tij në projektet e rindërtimit të bashkive dhe qarqeve që nuk ishin të prekura nga tërmeti. Kjo tregon që ne i kemi qëndruar fjalës sonë që askush nuk do të mbetet vetëm dhe fjalës që dhamë që viti i ri do të gjejë familjen tuaj në shtëpinë e re. Shumë nuk e kanë besuar që do të arrinim të ndërtonim 22 shtëpi për një kohë kaq të shkurtër edhe në këto kohë të vështira. Jemi sot në një shtëpi të re me të gjitha standardet, punëtorët i kanë ndjekur meraqet e mia për shtëpinë”, është shprehur ai.